Vetëvendosje: Qeveria po shtyp opozitën që të realizojë projektet e Serbisë në Kosovë

Sot është arrestuar deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Haxhiu është arrestuar teksa po shkonte në një tubim në Gjilan.

Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas arrestimit të saj duke thënë se kjo qeveri kriminale, PDK-LDK-Srpska, po e përdor secilin mjet për ta shtypur opozitën ashtu që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë.

“Veprimet e deputetëve të opozitës brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës janë në funksion të mbrojtjes së sovranitetit të shtetit. Opozita e bashkuar nuk do të ndalet deri në tërheqjen e marrëveshjeve të 25 dhe 26 gushtit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvëndosje, transmeton Klan Kosova.

Ata kanë thënë se nëse Qeveria e Kosovës nuk guxon t’i tërheqë marrëveshjet, atëherë lë t’i hedhë në referendum, dhe le të vendos populli i Kosovës për to.

Sipas tyre, nëse as referendumin nuk guxon ta organizojë, atëherë duhet që sa më parë vendi të shkojë në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button