OKB: Rusia kërkon seancë lidhur me Turqinë

Rusia ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që sot të mbajë një seancë të mbyllur për aksionet ushtarake të Turqsië në Siri dhe Irak, kanë thënë diplomatët, shkruan REL.

Udhëheqëse të këtij diskutimi janë Shtetet e Bashkuara, që këtë muaj e kryesojnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Diplomatët presin që incidenti i 24 nëntorit, në të cilin Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak rus afër kufirit sirian, do të jetë në rend të ditës.

Prej kësaj date, raportet e Rusisë dhe Turqisë janë përkeqësuar shumë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button