Avionët luftarakë të Rusisë sulme ndaj civilëve në Halep

Nga sulmet ajrore të avionëve luftarak të ushtrisë së Rusisë në qytetin Halep të Sirisë ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e mbrojtjes civile në qytet, avionët luftarak të ushtrisë së Rusisë kanë kryer sulme ajrore ndaj lagjeve Sukuri, Hulok dhe Firdevs të cilët janë nën kontrollin e opozitarëve. U njoftua se në sulmin në të cilin 14 persona kanë humbur jetën, 20 të tjerë janë plagosur, një numër të madh të vendbanimeve janë shkatërruar dhe janë dëmtuar.

Zyrtarët të cilët theksuan se në sulmin edhe një shkollë është marrë në shënjestër, shtuan se shumica e madhe të vdekurve dhe të plagosurve janë fëmijë.

– “70 sulme ajrore prej Rusisë ndaj jugut të Halepit”-

Nga ana tjetër, anëtarë i Komitetit të Koordinimit Lokal në Halep, Mustafa Ebu Şefik, tha se: “Avionët luftarak të ushtrisë së Rusisë, kanë kryer më shumë se 70 sulme ajrore ndaj qarkut Han Tuman dhe rrethinave të tij në jug të Halepit”

Şefik, i cili njoftoi se forcat e regjimit me mbështetjen ajrore të Rusisë fshatin Hilsa në jug të qytetit përsëri e kanë marrë nën kontroll, shtoi se opozitarët kanë hedhur në erë ndërtesën në qarkun Halidiyye të cilën forcat e regjimit e kanë përdorur si seli qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button