Forcat e Asadit dhe Rusisë sulme ndaj turkmenëve në Siri

Mali Turkmen dhe rajoni Cebel Ekrad në zonën rurale Latakia të Sirisë, janë nën bombardimin intensiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet vendore, forcat e regjimit të Asadit me mbështetjen e avionëve ruse sulmet ndaj fshatrave turkmenë edhe sot janë duke i vazhduar.

Burimet njoftuan se zonat Gimam, Avanlı, Fırınlık dhe Kızıldağ janë nën bombardim intensiv nga toka dhe ajri.

Edhe fqinji i Malit Turkmen, Cebel Ekrad është nën sulme intensive, ndërsa zhurma e shpërthimeve dëgjohen edhe prej Yayladağı.

Ndërkohë dy persona të cilët u plagosën në sulmet e forcave të regjimit në Siri, janë dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor në Hatay.

Sipas informacioneve të cilin gazetari i AA-së ka marrë, dy persona të cilët u plagosën në sulmet me mbështetje ajrore të forcave të regjimit të Asadit në zonat rurale të qytetit Idlib i cili gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë, nga ana e të afërmve janë sjellë në vendkalimin kufitar Cilvegözü të lagjes Reyhanlı.

Nga ana tjetër avionët luftarak të regjimit të Asadit dhe ushtrisë së Rusisë, edhe sot vazhduan sulmet ajrore ndaj fshatrave dhe lagjeve të qytetit Idlib.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button