Në Siri vriten 8 ushtarë iranianë

Tetë anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, prej të cilëve njëri ishte pilot helikopteri  dhe 7 të tjerë ushtarë iranianë me origjinë nga Pakistani janë vrarë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Iranit IRNA, janë vrarë 7 milicë me origjinë nga Pakistani të cilët janë dërguar për të luftuar në kuadër të Gardës Revolucionare në luftën civile në Siri në radhët e Bashar al-Assad-it.

Nuk specifikohen emrat e ushtarëve të vrarë dhe se ku janë vrarë, ndërsa njoftohet se për ushtarët të cilët kanë humbur jetën është bërë një funeral në qytetin Kum.

– U vra edhe piloti i helikopteri iranian-

Nga ana tjetër, sipas raportimeve të faqes së lajmeve “mashregnews.ir” që transmeton nga Irani, anëtari i Gardës Revolucionare, pilot helikopteri iranian Mesud Askeri (25) është vrarë në qytetin Halep

Në lajmin në fjalë raportohet se piloti iranian është vrarë më 12 nëntor, por nuk janë dhënë më shumë informacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button