Ramush Haradinaj: Zgjidhja, referendumi ose zgjedhjet

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është nxehur edhe më shumë siç duket pas shoqërimit të Pal Lekajt në Prokurori.

Haradinaj, edhe pse dje takoi Metën me të cilin bisedoi për krizën politike, ka thënë se opozita e bashkuar, mbetet e vendosur në kërkesat e saj që janë anulimi i marrëveshjeve të dëmshme dhe lirimi it ë gjithë të burgosurve politik.

Kosova është futur në krizë të thellë politike, për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme të Isa Mustafës e Hashim Thacit.  Arrestimi i deputetëve dhe masat represive ndaj kundërshtarëve, në rritje, të marrëveshjeve që i ka nënshkruar qeveria, vec sa e thellojnë këtë krizë.  Në një situatë të tillë, e cilësojmë hipokrizi, ftesën e kryeministrit për dialog.  Një alternativë tjetër e zgjidhjes së kësaj krize, e shkaktuar nga këto marrëveshje, mbetet zgjidhja përmes referndumit ose shpallja e zgjedhjeve të reja”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button