Lajm pa ngjyra profesionale

[Recension: “Tv SHENJA vjen me ngjyrat e flamurit TURK!”]

Media nuk guxon në asnjë moment t’i jap të drejtë vetes që të njollosë pa bazë dhe fakte asnjë subjekt privat apo publik apo individë. Një akt i këtillë e zhvesh misionin e të informuarit drejtë, saktë dhe në mënyrë objektive të medias.

download (1)Linku deri te artikulli origjinal: Tv SHENJA vjen me ngjyrat e flamurit TURK!

Data dhe koha e publikimit: 16.11.2015

Data e recensionit: 04.11.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Degradimi që në këtë tekst, autori i bën një medie, është i papranueshëm nga aspekti profesional. Duke e quajtur Televizionin Shenja, zëdhënëse të Lëvizjes “Besa”, ul integritetin e detyrës së tij.

“Zëdhënësja e re e Lëvizjes politike BESA, Televizioni SHENJA, është kujdesur në përpikëri të reflektojë synimin dhe qëllimin për të cilën po del në opinionin e Maqedonisë, duke kopjuar edhe ngjyrat e flamurit të Republikës së Turqisë. Ngjyra e bardhë dhe ngjyra e kuqe, janë dy kombinimet e vetme, por natyrisht me simbole të ndryshme, që i has në flamurin turk, përkatësisht në logon e këtij televizioni”.

Gazetarët duhet të rrahin tema që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm dhe jo të kënaqin orekset personale duke tentuar të degradojnë të tjerët. Nuk është e interesit të përgjithshëm të bëhen lajme mbi ngjyra të logos së ndonjë televizioni, sidomos kur teksti mëton të jetë tendencioz. Logoja e një medie nuk është tregues për anshmërinë politike të saj dhe, për një gazetarë, është e pakuptimtë të gjykojë përdorimin e ngjyrave të caktuara në te.

Nëse është ashtu siç sugjerohet, gazetari duhet të dëshmojë konstatimet e tij. Në të kundërt e gjitha mbetet një supozim.

Nga ana tjetër produkti gazetaresk që po e recensojmë thirret në njohës të rrethanave politike, derisa qëndrimet e tyre nuk pasqyrohen në tekst. Një fakt më shumë që dëshmon se autori hedh komente të pabazuara.

Teksti gjithashtu nuk ka të përfshirë palën që është subjekt i raportimit të tij. Flet për historikun e një televizioni në mënyrë të njëanshme, pa i lënë hapësirë për qëndrim subjektit që e kritikon.

Media nuk duhet të shfrytëzohet për t’i njollosur ata me të cilët nuk je në një vijë ideologjike. Opinioni donë të lexoj informacione të sakta, të verifikuara dhe objektive dhe jo qëndrime personale në formë lajmesh për të qëruar hesape personale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button