(Video) Shkup, të sëmurës i ndërpritet rryma

Varfëria e skajshme e kërcënon jetën e Sahides, gruaja e cila jeton e vetme në shtëpi për pesë vjet të tëra. Të mos kesh ushqim, ujë, strehë dhe kujdes shëndetësor është e vështirë për t’u përballuar. Ajo që më tepër e brengos 44-vjeçaren është mungesa e energjisë elektrike. Tre muaj rresht jeton në terr, pasiqë pushteti vendor ndihmën e vetme që ka mund t’ia sigurojë asaj në lidhje me borxhin e energjisë eklektike, ka qenë ofrimi i pagesës me këste. Por, përsëri Sahidja është e pafuqishme për ta paguar.

“Po që tre muaj pa rrymë, e me njëqind sëmundje. Kam sëmundje epilepsinë, prej zemrës . Po çka marr rregullisht katër mijë denarë”, deklaroi për televizionin Shenja Sahide Luzha.

Ditët e ftohta të dimrit ofrohen, ndërkohë që Sahidja nuk do të mund ta ngrohë as edhe atë dhomë të vetme që e posedon.

“Frikësohem se po më kap sëmundja ime edhe po rri në terr edhe s’ka kush të më shohë kur të sëmurem, Përpara nxehesha me radiator, po tash me asgjë sepse nuk po ka rrymë”, shtroi më tej ajo.

44-vjeçares i duhet të paguajë 500 euro për borxhin që ka ndaj shtetit, ndërkohë që ndihma që ajo merr rregullisht është 4mijë denarë. Duke shpresuar ende në njerëz humanë, ajo mendon në ditë të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button