Maqedonia ende ruan mbi një mijë refugjat kosovarë

Mbi një mijë persona që janë nën përkujdesjen e UNHCR-së në Shkup, janë refugjatë të Kosovës, kryesisht të komunitetit rom që vazhdojnë të qëndrojnë në Maqedoni.  Ndërsa ndër prioritetet e UNHCR-së në Shkup, është riatdhesimi i tyre.

Kështu u shpreh Mohammad Arif, shef i Misionit të UNHCR-së në Shkup në punëtorinë për shqyrtimin dhe implementimin e ndryshimeve të Ligjit për azil, ku të pranishëm ishin zyrtarë të Qeverisë dhe Ministrisë Sociale, shoqatave joqeveritare dhe subjekte tjera.

“Për UNHCR-në në Shkup, janë tre prioritete kryesore. Një ndër ato prioritete është rastet e refugjatëve që kanë mbetur nga kriza e Kosovës, ku janë të evidentuar afër 1.100, mandej është si prioritet i dytë gjendja e personave apatridë (pa shtetësi), ndërsa prioritet i tretë është lëvizja e migracionit të përzier, të cilët tranzitojnë nëpër Maqedoni”, deklaroi Mohammad Arif.

Për sa u përket çështjes së refugjatëve që janë nga Kosova, UNHCR bashkëpunon më Qeverinë dhe organizatat tjera ndërkombëtare, për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për këta refugjat.

“Si zgjidhje e përhershme nënkuptojmë riatdhesimi vullnetar,-që aktualisht afro 200 persona kanë shprehë gatishmëri për riatdhesim vullnetar në Kosovë, por problemi paraqitet sepse këta persona nuk kanë strehim adekuat, nuk kanë shtëpi. Janë afro 30 familje që përfitojnë nga projekti i Bashkësisë Evropiane në Kosovë për rindërtimin e shtëpive të tyre” tha mes tjerash Mohammad Arif.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button