NASA publikon pamje me rezolucion të lartë të Plutonit

NASA publikoi një seri të re fotografish të hollësishme me rezolucion të lartë të planetit Pluton duke u dhuruar hulumtuesve të dhëna vëzhgimi të papublikuara kurrë më parë.

“Këto pamje të reja të bëjnë të mbash frymën për një moment. Ato na njohin, me një rezolucion shumë të lartë, me përbërjen gjeologjike të Plutonit”, deklaroi Alan Stern, hulumtuesi kryesor i sondës “New Horizon” në një deklaratë.

”Pamjet e publikuara një ditë më parë kanë një rezolucion nga 77 deri në 85 megapixel”, referuar NASA-s.

Më 14 korrik, sonda “New Horizons” e NASA-s ishte e para anije hapësinore që përshkoi Plutonin.

Pamjet me rezolucion të lartë të Plutonit të publikuar tashmë zbulojnë një diversitet gjeografik me male të larta, duna rëre dhe rajone polare.

“Ky nivel cilësie është bërë i mundur vetëm pas dekadash udhëtimesh mbi planetin Venus apo Mars. Për Plutonin tashmë mund të eksplorojmë krateret, malet dhe fushat me akuj, prej më pak se pesë muaj filmimesh”, u shpreh Stern.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button