Plomp: Hetimet të vërtetojnë përgjegjësinë politike dhe ligjore të aferës së përgjimeve

Ambasadori i Holandës në Shkup Viliem Vauter Plomp vlerëson se kuvendi duhet të vërtetojë përgjegjësinë politike të zyrtarëve të përfshirë në aferën e përgjimeve, transmeton Alsat-M.

Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Plomp gjutahshtu ka theksuar se përgjimet përmbajnë akuza serioze për keqpërdorime të mundshme, prandaj edhe Prokuroria Speciale duhet të zhvillojë hetim adekuat dhe adresoj përgjegjësinë ligjore.

“Është sinjal i mirë që u arrit marrëveshja për përbërjen e Komisionit hetimor dhe se komisioni filloi me punë. Gjithashtu është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë dhe komisioni të mund të kryej punën me qëllim që të vërtetoj përgjegjësinë politike, por njëkohësisht kuptohet se Prokurorit special gjithashtu duhet ti mundësohet të kryej punën. Të gjithë institucionet të bashkëpunojnë që ti mundësojnë ta kryej punën kur bëhet fjalë për përgjegjësinë ligjore. Materialet e përgjuara përmbajnë akuza serioze të cilat duhet të vërtetohen prandaj ka nevojë për një hetim i cili do të vërtetonte edhe përgjegjësinë politike edhe ligjore”, theksoi Viliem Vauter Plomp, ambasador i Holandës në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button