Këshilli mbipartiak si i tillë dëmton unifikimin e opozitës

S’ arrij dot të kuptojë prej nga ajo dëshirë aq e madhe që një grup emrash (disa nga ata të njohur), të imponohen si trup mbipartiak paa dëshirën edhe të partive tjera relevante opozitare, me çka rrezikojnë krijimin e një fronti të përbashkët për rrëzimin e dy partive shqiptare që janë në koalicion joformal mes veti dhe me VMRO-në, serizoisht dëmtuan shoqërinë shqiptare! Niveli i kundërshtimit madje është i nivelit – “kush është ai këshill mbipartiak?!”. Këtu partitë kundërshtuese kanë plotësisht të drejtë për këto arsye:

  1. Këshillë mbi partiak nuk preferohet në sisteme të hapura plurale. Nëse dëshirohet të hudhet kjo e keqe epokale që emërohet BDI, ajo nuk mund të bëhet me metoda të saja duke krijuar organe artificial (pleqësia), që do t’ua lidhin duar e këmbë partive politike. Edhe në kohën e Rugovës u dëshmua se kjo nuk funksionon, edhe pse atëherë nuk quhej këshill mbipartiak, por – Këshill Koordinues. Madje edhe rrethanat ishin tjera, por edhe si i tillë shpejtë dështoj.
  1. Edhe sikur të pajtohemi se ideja nuk është për tu hudhur, ajo nuk mund që t’u imponohet partive tjera pa dëshirën e tyre. Nuk mbanë logjika që udhëheqësve partiak dhe opinionit t’i mesazhoni – “Na falni, por këta s’janë aq popullor, apo s’kanë karizëm e kapacitet, andaj ne do t’u hypim mbi qafë që t’i mbimenaxhojmë”. Në “Këshillë” kemi persona që shkruajtën e nënshkruajtën letra që tani edhe vet BDI i hudhë. Hypnin në binat qëndrore paraelektorale të BDI-së e që kundërshtarët ua përgatitin fotot (dhe jo vetëm ato foto). Kjo dukshëm do ta dëmtonte subjektin e përafërt politik. Madje disa patën shpallë “pejgambera”. Por, mendoj se nuk më takon mua që të lëshohem në te. Zatën shumë mirë e dimë se si kaluan disa parti të vogla që në të kaluarën konsumuan popullaritet të disa personave. Me këtë as në ëndërr s’dua dikë të diskreditoj, por vetëm dua të them ate që shumica e njerëzve që pak mbajnë mend e mendojnë, e që shumë negativisht mund të reflektohet në zgjedhje. Së paku njerëzit duan qoftë së paku përgjegjësi morale për ata që ndihmuan BDI-në që të na sjellë deri në këte derexhe. Një kirurg që ka dështuar në disa operacione, nuk mund të jetë shef i kirurgëve.
  1. Preferohet, madje edhe imperative është për partitë që pretendojnë jetë afatgjate të kenë trupa maksimum profesionale jopartiake të sferave konkrete sepse pa ata s’ka zhvillim. Por, atë duhet ta bëjnë vet partitë me vullnet. Cdokush ka te drejtë vet te formojë parti politike nëse dëshiron dhe ajo është krejtësisht legjitime, por t’u imponoheni partive në këtë formë aspak s’është legjitime, madje as logjike. Madje edhe pengon unitetin e opozitës shqiptare. Kështu vetëm se do t’i sigurohet edhe një mandate BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button