Denoncim në D-is dur

Dua të diskutoj për një disonancë diskredituese që disfavorizon diskrecionin dinjitoz të debatit diskursiv.

Distinksioni diabolik që rezulton nga degjenerimi dinamik i dirigjimit dipsomanik dhe direktivës diktatoriale merr gjithnjë e më tepër karakter difuziv që dezintegron determinimin destinativ të demokracisë dominative.

Diversiteti dipolar i diletantizmit diplomatik me dioptri të dekrementuar dhe desonorizim diskant detektohet dhe deshifrohet mbi të gjitha nga destimulimi, depresioni dhe nga depopullacioni.

Deskriptimi didaskalik i dispozitave depozituese për deputetët e dehumanizuar që denoncohen si të dematerializuar, bëhet me demencë, andaj pason delikuenca dhe dekadenca. Deflorimi i shpejtë i detashmentit despotik nën diktatin e darovitjeve debi-kredituese dhe dollive dekonspiruese sjellë devijim të devizës devocionale.

Deliberacioni i detajuar mund t’i demaskojë të gjithë demagogët e deleguar që demonstrojnë vetëm dekoracion deformues dhe degjenerues.

Dezinformimi për dezangazhimin dhe dezorganizimin e donkishotëve dhe donzhuanëve që e kanë drobitë dynjanë me dumanë drastike, nuk lejon denoncim për devastimin, dezorientimin devalorizimin dhe procesin disfatik.

Për çështje delikate duhet dribluar me delikatesë dhe jo në mënyrë deliberative. Dis’harmonia dhe diplopia në definimin e dilemave duhet të bëhet nga “degustatorë“ e parimorë dhe jo nga amatorë e deviatorë. Disfemia, disfonia dhe disfrazia në dialogun bifonik nuk duhet të bëhet me digresion dhe as me distorsion, por me dekantim të diftongjeve dhe derivateve të dentës e të diafragmës që i dedikohen dyzenit demografik.

Distribuimi divulgativ i doktrinave të padoganuara dokëndisë dhe drobitë disponimin e demosit duke e detyruar atë në dipsomani dhe debakëll të shoqëruar me dispareuni dhe që përfundon me defunctus.

Mjaft më me ditirambin e tepruar dhe të disenjuar kushtuar drakonianëve dhe dollibashëve që drenazhojnë me dranguli deklaratat dekorative!

Dekontaminimi i daulleve dekurajuese që defilojnë nëpër despotatin e demobilizuar është më se i nevojshëm, sepse në të kundërtën do të rritet disniveli, displazia dhe dispariteti.

Nuk duhet ndalur me diatribë drejtuar defeksionit damkues, dallgëzues dhe depërtues.

Deshifrimi i këtij destinimi mund të bëhet vetëm përmes distancimit nga divergjencat doktrinore të doktorantëve të padiplomuar që drejtohen nga direktivat e delirantëve të dekompozuar.

Këtë deklamim e distribuoj për ta bllokuar deetatizimin dallash të dallaverxhive daltonistë që deponojnë denoncime denatyraliste, të cilat më së shumti e dëmtojnë artistin, atë që dëshiron të demaskojë dezintegrimin, dezorientimin, deziluzionin, dezorganizimin, destabilizimin dhe dehumanizimin. Despotizmi mund ta degradojë dhe ta demoralizojë artistin, por nuk mund ta devijojë dhe ta deformojë artin, këtë diamant diakritik dhe anti-dadaist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button