Samiti i OSBE-së në Beograd: Arrihet konsensus në luftën kundër terrorizmit dhe narkotikëve

Sot në Beograd përfundoi Samiti i 22-të ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE). Pas sesionit të tretë plenar, janë sjellë një sërë vendimesh të rëndësishme, të cilat Ivica Daçiç, kryesuesi i OSBE-së, në mënyrë të veçantë i veçon luftën kundër terrorizmit, narkotikëve, ekstremizmit të dhunshëm, si dhe në çështjet e rinisë dhe të sigurisë. Gjithashtu, për disa nga temat ministrat e OSBE-së nuk kanë mundur të pajtohen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ky Samit ka zgjatur më tepër se sa vetë themelimi i OSBE-së”, tha Daçiç në shaka pas përfundimit të Samitit Ministror të 22-të OSBE-së, i cili në dy ditët e fundit u mbajt në Beograd.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se janë investuar shumë përpjekje që, megjithatë, të arrijnë konsensus në disa çështje.

“Jeta reale është e tillë që OSBE-ja ka shumë dallime, ndarje dhe konflikte. Pa marrë parasysh se kaq gjatë është pritur në konsensus dhe për shkak të disa aspekteve nuk është arritur, ne jemi të kënaqur që kemi sjellë disa vendime shumë të rëndësishme”, tha Daçiç.

Sipas tij, dialogun e zhvilluar në plenum të gjithë e vlerësuan si shumë të mirë dhe të plotë. “Bisedimet të cilat janë zhvilluar në një atmosferë të mirë është parë edhe atmosfera konstruktive. Ne biseduam edhe me partnerët aziatikë dhe është arritur mirëkuptim i gjerë në ballafaqimin me krizën e migrimit dhe luftën kundër terrorizmit. Është e rëndësishme për të realizuar bashkëpunim më të mirë në mënyrë që të jemi më efikas”, ka theksuar Daçiç.

Në Samitin Ministror të OSBE-së në dy ditët e kaluara morën pjesë mbi 1000 përfaqësues të delegacioneve zyrtare, përfshirë 44 ministra të jashtëm.

Në Beograd, qëndruan përfaqësuesit e 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së dhe 11 vendeve partnere. Temat kryesore të Samitit ishin kriza me migrantët, terrorizmit, konflikti në Ukrainë, dhe tensionet në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë pas rrëzimit të avionit rus në kufirin turk-sirian i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Me këtë Samit Serbia e ka përfunduar kryesimin këtë vit me OSBE-në, ndërsa këtë rol nga 1 janar të vitit të ardhshëm do ta marrë përsipër Gjermania dhe Ministri i Jashtëm i saj Frank-Walter Steinmeier.

Për Serbinë, kjo ishte ngjarja më e madhe politike pas vitit 1989 dhe Samitit të vendeve të painkuadruara i cili u mbajt në Beograd. Kostoja e Samitit Ministror të OSBE-së arriti në rreth tre milionë euro dhe është i mbuluar pothuajse tërësisht nga Serbia. OSBE-ja për këtë ngjarje ka dhënë 500 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button