Al-Kaeda merr përgjegjësinë për vrasjet në hotelin në Mali

Kreu i një grupi të Al-Kaedës mori përgjegjësinë për sulmin e 20 nëntorit i cili ndodhi në kryeqytetin e Malit, Bamako, ku gjetën vdekjen 19 njerëz, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdelmalek Droukdel, që llogaritet kreu i Al-Kaedës në “Magreb”, lëshoi të premten në qarkullim një video- incizim në të cilin ai mer autorësinë mbi sulmin vdekjeprurës bashkë me një grup tjetër të njohur si al-Mourabitoun, lideri i të cilit, Mokhtar Belmokhtar nga Algjeria iu betua Al-Kaedës në maj të këtij viti.

Në po të njëjtën video, këto dy organizata kanë mohuar aleancën me organizatën terroriste DAESH, duke e përshkruar këtë të fundit si armike të tyre.

E formuar në vitin 2013, al-Mourabitoun vepron në Mali dhe në rajonin Sahel të Afrikës.

Në vitet e fundit kjo organizatë ka marrë përsipër autorësinë për disa sulme në rajon, përfshirë edhe disa pengmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button