SHBA, në birrarinë Budweiser arrestohet 19-vjeçari Bud Weisser

Policia nga qyteti amerikan St. Louis ka njoftuar se birraria e famshme Budweiser kishte një mysafir të paftuar me emër të veçantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga policia njoftuan se 19-vjeçari Bud Weisser është gjetur në një pjesë të mbrojtur të birrarisë të enjten mbrëma.

Në një komunikatë të policisë amerikane thuhet se policët kanë marrë thirrje pasi që Weisser refuzoi të largohet nga objekti në fjalë.

I riu u dërgua në paraburgim pasi u raportua për hyrje të paautorizuar dhe rezistim gjatë arrestimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button