Kryetar i degës së RDK-së për Komunën e Vrapçishtit zgjidhet Zulhajrat Demiri

Në Kuvendin Zgjedhor të degës së Komunës së Vrapçishtit për kryetar të degës së RDK-së në këtë komunë u zgjodh Zulhajrat Demiri, ndërsa nënkryetarë të degës u zgjodhën Rufat Osmani dhe Emir Durmishi. Në këtë Kuvend Zgjedhor morri pjesë edhe Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, njofton Portalb.

Në fjalimin e tij falënderues të pranishmëve iu drejtua kryetari i sapozgjedhur Demiri duke i falënderuar kuvendarët për besimin e dhënë, ai theksoi se ky pozicion nuk është privilegj, por një përgjegjësi dhe barë e madhe, por premtoi se këtë punë do ta kryej me sinqeritetin dhe nderin më të madh në dobi të kombit shqiptarë.

Kuvendin zgjedhor e përshëndeti edhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi, duke i uruar sukses kryetarit të sapozgjedhur të degës.

“Njohuritë e deritanishme të akumuluara nga perceptimi jonë ndaj politikës, politikanëve, dhe figurave të ndryshme publike duhet ndryshuar radikalisht sepse janë bazuar në informata jo të drejta. Për këtë arsye, kërkohet përgatitje më e fuqishme në përballjen me perceptimin e ri të sjelljes politike nga ndryshimet e mëdha tektonike që pritet të ndodhin në periudhën që na pret”, tha kryetar i RDK-së, Vesel Memedi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button