Lëvizja Besa e mbajti takimin e parë me Këshillin Mbipartiak

Pas një kohe të konsiderueshme, që kur Lëvizja Besa e ngriti iniciativën për themelimin e Këshillit Mbipartiak Shqiptar, sot u mblodhën të gjithë anëtarët që deri tash e kanë mbështetur këtë këshill dhe diskutuan për hapat e mëtejme të këtij këshilli.

Me këtë rast u këmbyen ide për emrin e Këshillit, për mënyrën e udhëheqjes me Këshillin, si edhe për detyrat që do t’ia parashtrojë vetvetes ai. Të gjithë anëtarët ishin unanimë që Këshilli të drejtohet nga ndonjë figurë jopolitike, ndërsa në hartimin e platformës së tij të përfshihen edhe anëtarët e OJQ-ve dhe personalitetet pjesëmarrëse në të.

“Pas shumë diskutimeve, u vendos që Këshilli ta luajë rolin e unifikimit të zërit opozitar, të organizojë tribuna dhe tubime për artikulimin e frymës opozitare, ndërsa – nëse do të arrihet ujdi me partitë politike që do ta mbështesin atë – këshilli në zgjedhje të mund të propozojë edhe një listë zgjedhore në trajtë koalicioni, e cila nuk do të përbëhet vetëm nga anëtarët e partive politike. Këshilli vendosi ta ngrejë një komision që do të merret me hartimin e platformës, ndërsa e përcaktoi edhe rendin e ditës së takimit të ardhshëm, kur pritet të zgjidhet edhe kryesuesi i tij”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button