Putin: Qëllimi i operacioneve në Siri është mbrojtja e interesave ruse

Operacioni ushtarak rus në Siri nuk është vetëm ndihmë për popullin sirian, por edhe mbrojtje e interesave të Rusisë dhe qytetarëve të saj, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin.

Ai duke iu drejtuar ushtarëve gjatë ndarjes së mirënjohjeve shtetërore, iu falënderua për kontributin e tyre në Siri.

“Sot i vështrova materialet plotësuese nga lokacionet në të cilat ishte rrëzuar aeroplani, ku humbën jetën miqtë tanë. Atje luftojnë shtetasit e Rusisë nga Kaukazi. Ato xhirime tregojnë se atje janë njerëzit tanë”, tha Putin.

“Atë që ju e bëni është mbrojtje e drejtpërdrejtë e vendit tonë. Kjo nuk është e imagjinuar. Nëse ata atje përforcohen, ato do të na kthehen. Ata edhe ashtu kthehen. Pak luftojnë, dhe kthehen”, shtoi ai në fjalimin drejtuar ushtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button