Fronteks vjen në kufirin Maqedoni­-Greqi

­ Në kufirin Maqedoni­Greqi do të sistemohen pjesëtarë të Agjencisë evropiane për menaxhim me bashkëpunimin operativ të kufijve të jashtëm të BE­së, Fronteks, vendosi OSBE në mbledhjen e djeshme në Beograd, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, njofton MIA.

Sipas marrëveshjes së arritur, ushtarët e Fronteks nga java e ardhshme në kufirin grek me Maqedoninë duhet të ndihmojnë në regjistrimin e refugjatëve dhe të migrantëve. Ministri Poposki pas mbledhjes së OSBE­së deklaroi se dërgimi i Fronteksit në kufi është sinjal i mirë dhe se do të ndihmojë në tejkalimin e tensioneve.

“Përfundimisht dërgimi i Fronteksit në kufirin Maqedoni­Greqi është sinjal i mirë. Pas një bindjeje të gjatë mendoj se kjo do të ndihmojë në tejkalimin e tensioneve, të cilat kanë ekzistuar në periudhën e kaluar dhe mendoj se do të mundemi ta përmirësojmë bashkëpunimin me autoritetet greke, sepse prania e Fronteks­it do të thotë ndihmë edhe në pjesën e regjistrimit dhe përcaktimit të procedimit të mëtutjeshëm të migrantëve”, deklaroi ministri Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button