“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë të rëndësishme edhe për Ballkanin e Kaukazin”

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu gjatë vizitës në Baku ka deklaruar se është e rëndësishme që ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu dhe homologu i tij rus, Sergej Lavrov, zhvilluan takimin në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e rëndësishme që u zhvillua ky takim. Sado që problemet janë të mëdha dhe sado që tensionet të jenë të rritura pas deklaratave, më e rëndësishme është që zyrtarët e vendeve me një traditë të gjatë shtetërore siç janë Turqia dhe Rusia të takohen dhe të tregojnë vullnetin për zgjidhje”, ka thënë Davutoglu.

Ai vuri në dukje se marrëdhëniet e mira ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë të rëndësishme për të dyja vendet, por edhe për rajonet tjera.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë të rëndësishme për të dy vendet, por edhe për Ballkanin, Kaukazin, Azinë Qendrore si dhe për lidhjet në mes Euroazisë dhe Evropës”, theksoi Davutoglu, duke shtuar se Turqia do të vazhdojë të mbajë të hapura rrugët e dialogut me Rusinë.

“Me Rusinë rrugët e komunikimit do të vazhdojmë t’i mbajmë të hapura. Por, le të dihet, cili do shtet që vendos sanksione ekonomike ndaj Turqisë, pasojat e këtyre sanksioneve do ta prekin vendin i cili imponon këto sanksione. Prandaj tani është koha për të trajtuar problemin racionalisht”, ka thënë kryeministri turk, duke shpresuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve sërish do të vendosen në rrugën e duhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button