Bushati në Beograd kërkon anëtarësimin e Kosovës në OSBE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë fjalimit të tij në Beograd ka kërkuar që Kosova të bëhet anëtare e OSBE-së.

Bushati në takimin e këshillit ministror në OSBE në Beograd, ka përshëndetur iniciativën serbe për bashkëpunim rajonal, duke shtuar se ky është prioritet i Shqipërisë, por se, siç ka potencuar, ka dallime në disa qëndrime mes këtyre dy shteteve, transmeton lajmi.net.

Ai ka shprehur bindjen se Kosova duhet të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare, përveç OSBE-së.
“Kosova është realitet i pakthyeshëm dhe tendenca për ta quajtur ndryshe, nuk është në përputhje me parimet e organizatës”, ka thënë Bushati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button