Çavushoglu dhe Lavrov takohen në Beograd
Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Rusisë, Mevlut Çavushoglu dhe Sergej Lavrov janë takuar sot në Beograd, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton gazetari i AA nga Beogradi, në hapsirat ku po mbahet sesioni i 22-të i Këshillit të Ministrave të OSBE-së Lavrov dhe Çavushoglu zhvilluan sot një takim në të cilin është diskutuar për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.
Takimi është mbajtur pas dyerve të mbyllura, ndërsa tema kryesore e takimit ishta kriza në marrëdhëniet midis dy vendeve pas rrëzimit të avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke.
Ky është takimi i parë i zyrtarëve të lartë të këtyre dy vendeve pas ngjarjes në fjalë.