Titulli duhet të informojë për atë që thuhet në tekst

[Recension: “U realizuan reformat, Ermira Mehmeti kthehet në BDI!”]

S’është e pëlqyeshme që të shfrytëzohen deklarata dhe qëndrime të vjetruara për t’i shndërruar në lajm aktuale, pa pasur realisht asgjë aktuale në to. Temat e stër-trajtuara nga mediat nuk përbëjnë lajme dhe bëhen të lodhshme për publikun. Të ngrihen dyshime për qëndrimet e politikanëve kur ata i ndryshojnë është legjitime, por që lajmi të jetë i plotë duhen pyetur të gjitha palët.

U realizuan reformat Ermira Mehmeti kthehet në BDI screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “U realizuan reformat, Ermira Mehmeti kthehet në BDI!”

Data dhe koha e publikimit: 30.11.2015

Data e recensionit: 01.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Teksti fillon me një deklaratë të vjetër e cila për lexuesin më nuk përbën lajm. Deklarata të tilla nuk kontestohen si pjesë e mundshme e tekstit, por ato përsëriten në rast mos qëndrimi ose qëndrimi të ri, duke ua sjellë lexuesve në formë sfondi.

“Në BDI kam investuar shumë që të mendoj për ndonjë parti ose opsion tjetër politik. Zgjedhja ime është ose BDI nëse zbatohen reforma serioze ose do të tërhiqem plotësisht nga jeta partiake. Nuk shkoj në parti tjetër”, ka thënë Mehmeti.

Arsyeja pse recensuam këtë tekst është pikërisht fakti se titulli nuk korrespondon aspak me atë që thuhet në teskt. Titulli është informues për diçka që autori pretendon se është e kryer, ndërsa teksti është ironizim me deputeten e BDI-së, Ermira Mehmeti. Kjo do të duhej të ishte arsye shtesë për gazetarin që të kërkoj qëndrim nga e përfolura në tekst.

Paragrafi i fundit fillon me: “Si duket, këto reforma të thella janë realizuar për një kohë të shkurtër pasi që ajo tani është kthyer pranë partisë shqiptare në pushtet.” Kjo është formë ironike që autori e ka përdorur për të treguar lëkundjen e qëndrimit të Mehmetit për çështjen në fjalë. Në këtë rast gazetari është i obliguar që në tekst të fus edhe kërkesat të cilat i ka synuar Mehmeti në BDI dhe reformat që ai pretendon se janë realizuar. Natyrisht për ta bërë këtë, autorit i janë dashur fakte, dhe në mungesë të tyre, ai ka zgjedhur komentimin ironizues.

Një sfond do të ishte shumë e arsyeshme që autori të analizonte atë se sa janë realizuar reformat e kërkuara. Lexuesi kërkon nga gazetari ekskluzivitetin dhe nuk e tërheq anti-promovimi që gazetari mundohet t’i bëj një figure. Ngritja e pluhurit për qëllime propagandistike, rrezikon që gazetari të zhgënjejë lexuesin duke u sjellur atyre artikuj të cilët nuk janë aktual dhe si të tillë paraqiten jashtë kontekstit.

Kodi etik i gazetarëve përcakton qartë se gazetari duhet të bëj dallimin mes fakteve dhe mendimeve. Neni 13 i këtij kodi, saktëson:

Gazetari duhet të bëjë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit.

Gjithashtu pika 1 dhe 2 të po këtij neni saktësojnë:

Gazetarët kanë të drejtë për të pasur mendimin, qëndrimin dhe vlerësimin e tij, por nuk guzojnë që mendimet e tij t’i kamuflojnë sikur të jenë fakte.

Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button