Ahmeti: E ardhmja e rajonit tonë është, integrimi në NATO dhe në BE

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari Ali Ahmeti, priti ambasadoren e Bosnjës në Maqedoni, Lepa Babiç.

“Ahmeti dhe Ambasadorja Babiç diskutuan rreth situatës politike në Maqedoni dhe në rajon, negociatat për zbatimin e marrëveshjes së 2 qershorit dhe 15 korrikut, marrëveshjen e Ohrit dhe integrimet Euroatlantike. Ahmeti theksoi se zbatimi i obligimeve nga marrëveshja e qershorit hap rrugën për përqendrim të përpjekjeve tona në drejtim të zgjidhjes së kontesteve me fqinjët që mundëson anëtarësimin në NATO, hapjen e bisedimeve me BE-në, por edhe stabilizon gjendjen e brendshme midis dy komuniteteve shumicë, me ç’rast përshëndeti edhe vendimin e aleancës për ta ftuar Malin e Zi për tu bërë anëtare fuqiplotë e NATO-s. Sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, Ahmeti foli për rëndësinë e analizës së këtij dokumenti paqësor dhe nënvizoi pritshmërinë që të gjitha partitë të japin kontribut në drejtim të realizimit të zotimit që rrjedh nga Raporti i Progresit si dhe vendimet e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button