LSDM: Përderisa Mali i Zi hapëron përpara, Maqedonia me Gruevskin qëndron në vend

“Debakli i politikave ekonomike të Nikolla Gruevskit edhe me një dështim në planin ndërkombëtarë”, reagojnë nga LSDM, njofton Portalb.

Këshilli ministror i NATO-s dje mori vendim Mali i Zi të ftohet si anëtare e re e Aleancës. LSDM uron qytetarëve të Malit të Zi për këtë sukses. Për fat të keq, përderisa Mali i Zi hapëron përpara, Maqedoni me Gruevskin qëndron në vend” thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Prej atje shtojnë se për Gruevskin vitet e kaluar prioritet nuk kanë qenë zgjidhja e çështjeve të hapur, reformat dhe progresi i vendit, por tenderët dhe interesat e biznesit të familjes.

“Për shkak të politikave dështuese të Nikolla Gruevskit, Maqedoni dhe gjithë qytetarët pa kthim humbën 10 vite” thuhet më tutje në njoftim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button