SHBA thirrje që Rusia të fokusohet në vendin e duhur në krizën siriane

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter duke theksuar se Rusia ka premtuar se do të luftoj kundër DAESH-it, por në vend të kësaj ka shënjestruar më shumë opozitarët, ka deklaruar se: “Tashmë erdhi koha që Rusia të fokusohet në vendin e duhur të kësaj lufte”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashton Carter mbajti fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve dhe iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në lidhje me strategjinë e vendit në Irak dhe Siri.

Ai duke folur për sulmet ajrore të Rusisë në Siri tha se: “Rusia e cila i premtoi publikut se do ta mund DAESH-in, në vend të kësaj sulmoi forcat opozitare se sa DAESH-in. Tashmë erdhi koha që Rusia të fokusohet në vendin e duhur të kësaj lufte”.

Zyrtari i lartë amerikan duke u ndalur në ndikimin e Moskës në regjimin e Asadit, tha se Rusia këtë ndikim e përdor në mënyrë të keq në lidhje me tranzicionin politik në Siri.

“Ata thanë se do të luftojnë me DAESH-in dhe do të mbështesin një tranzicion politik. E mbështetën Asadin dhe i shënjestruan opozitarët të cilët duhet të jenë në të ardhmen e Sirisë. Filluan gabim në këtë punë. Që të bashkëpunojmë me ato duhet të hyjnë në rrugë të drejtë”- u shpreh ai.

Carter duke theksuar se me Rusinë janë në “një mospajtim të mprehtë” në lidhje me Sirinë, tha se kjo nuk domethënë “përleshje e armatosur”, dhe se janë duke u munduar ta drejtojnë Rusinë drejt rrugës së drejtë.

Në lidhje me pyetjen se “Nëse janë të mjaftueshëm gjërat të bëra nga Turqia”, ai mbrojti qëndrimin se “Turqia duhet të bëjë më shumë edhe në tokë, por edhe në ajër në luftën me DAESH-in”.

Carter theksoi se e kuptojnë shqetësimin e Ankarasë në lidhje me organizatën terroriste PKK.

Duke theksuar se presidenti i SHBA-ve, Barack Obama në ditët e fundit ka biseduar me presidentin turk, Erdogan në lidhje me këto çështje, tha se është një ndër prioritetet, dhe presin më shumë nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button