Ilir Meta vizitë zyrtare në Berlin

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Gjermani u takua me deputetët Florian Hahn dhe Andrej Hunko si dhe me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve Sociale, Jorg Asmussen.

Meta theksoi se reformat që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja dhe se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Meta dhe Hahn diskutuan edhe për sfidat e integrimit evropian dhe ato të sigurisë, për krizën e refugjatëve dhe për rolin e Shqipërisë në rajon. Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në Berlin, kryetari i Kuvendit u prit në një takim nga Sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale, Jorg Asmussen, me të cilin diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani.

Në vijim të takimeve të tij në Berlin, Meta u takua me deputetin gjerman, Andrej Hunko, Raporter për Shqipërinë në Këshillin e Evropës. Meta dhe raporteri i KiE, Hunko vlerësuan arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet që burojnë nga progres-raporti, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button