Zhbogari kërkon më shumë transparencë në dialogun me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka thënë sot se dialogu i Kosovës me Serbinë nuk ka alternativë.

Por, Zhbogar ka kërkuar që të ketë më shumë transparencë nga institucionet e Kosovës rreth këtij procesi. Këto komente diplomati evropian i bëri gjatë publikimit të raportit “Të Përçarë” të organizatave BIRN, Internews Kosova dhe ACDC që ka të bëjë me dialogun procesin e dialogut.

“Ne e kemi humbur edhe opozitën dhe situata është e këtillë. Edhe mungesa e transparencës i ka kontribuar kësaj situate ku gjendemi”, ka deklaruar Zhbogar.

Ai është shprehur se e ka parë që kryeministri Isa Mustafa është i interesuar ta përfshijë Kuvendin në diskutimet për dialogun. Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi “nuk po bëhet për ta kënaqur BE-në”, si ndërmjetësuese në proces. Ai ka thënë se ky dialog synon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

“Normalizimi duhet të trajtohet tash, e jo t’u lihet brezave te ardhshëm”, është shprehur Zhbogar.

Zhbogar ka shtruar se rekomandimet e raportit të publikuar “do të jenë shumë të dobishme sa i përket reflektimit për të ardhmen e dialogut”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button