Erdogan: Qëllimi ynë, të kontribuojmë për paqen në rajon

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan pas takimit me presidentin e SHBA-ve Barack Obama duke i komentuar zhvillimet mes Turqisë dhe Rusisë tha se “Qëllimi ynë këtu është se si të arrijmë në një rezultat nëpërmjet bisedimeve dhe temave diplomatike. Për shkak të tensioneve në rajon, edhe ne jemi të brengosur”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan, pas takim të tij me presidentin e SHBA-ve Obama në Përfaqësinë e Përhershme të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCED) në Paris, dha një deklaratë të shkurtër.

Erdogan theksoi se tema kryesore e takimit ka qenë lufta kundër organizatës terroriste DAESH në rajon si dhe diskutimi i forcave të koalicionit për detajet e luftës në Siri.

“Kemi komentuar zhvillimet mes Turqisë dhe Rusisë. Qëllimi ynë këtu është se si të arrijmë në një rezultat nëpërmjet bisedimeve dhe temave diplomatike. Për shkak të tensioneve në rajon, edhe ne jemi të brengosur. Kjo dëmton të dyja palët. Ne nuk kemi për qëllim të dalim të dëmtuar nga kjo, përkundrazi dëshirojmë që këtë ta shndërrojmë në paqe dhe të kontribuojmë për paqen e rajonit”, ka deklaruar presidenti i Turqisë, Erdogan.

Sipas tij, temë diskutimi ka qenë edhe situata e qeverisë në Siri. “Veçanërisht janë të rëndësishme punimet të cilat u emëruan si Procesi i Vjenës të arrijnë rezultat të suksesshëm. Besoj se punimet të cilat deri më tani po zhvillohen me kënaqësi do të sjellin qetësi në rajon”, ka thënë ai.

Presidenti Erdogan theksoi se tema e katërt e takimit me presidentin amerikan ka qenë situata e turkmenëve të Bayirbucak-ut.

“Rajoni ku janë turkmenët të Bayirbucak-ut, nuk është rajoni i DAESH-it. Përkundrazi është rajoni i bashkëatdhetarëve, të afërmive tanë. Bombardimi i shpeshtë i këtij vendi dhe vrasja e mbi 500 personave, civilëve në tre muajt e fundit është dëshpëruese për paqen botërore. Shpresojmë ti tejkalojmë me shpejtësi këto”, potencoi kreu i shtetit turk, Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button