“Sot mora diplomën, Nënë”

Ishe mësuese e fshatit punoje e u lodhje shumë, pas orarit të punës gjithë kohën e kaloje me mua. Gjithçka që mësoje në shkollë, gjithë atë që e lexoje në libra e provoje në mua. Ëndrra jote ishte një Murat i mençur, i shëndetshëm, i fortë i besueshëm dhe i dhembshur.

Kur isha i vogël kujdesej duke më rritur me ushqim të veçantë, qumësht bletë, arrë, ullinj, dhe lloje të ndryshme të bimëve aromatike… Kur mbusha 4 vjet veçse dija shkrim lexim, në moshën 5 vjeçare fal teje fillova edhe me aktivitetet e para tregtare. Të gjithë fëmijëve në fshat iu shisja mollëkuqe e peshk dekorativ. Mëngjeseve verore si çdo fëmijë merrja në dore Elif’fin dhe nisesha për në xhami, pas dreke mësoja dhe bëja detyrat e shkollës, në përfundim të ditës luaja top në livadh ose shkoja për të mbledhur çaj dhe lloje të ndryshme të barërave në mal.

Kur isha në moshën 7 vjeçare vetëm se kisha kaluar në klasën e dytë në shkollë fillore, thuajse çdo javë angazhohesha duke shkruar kompozicione nën organizimin e Projektit Juglindor Mesdhetare aty ku diskutohej çështje të rëndësishme shtetërore. Familjet e fshatit i dërgonin fëmijët e tyre të shoqëroheshin me mua.

Me mësueset e fshatit çdoherë mblidhje të holla, veshje, qante me plot fletore dhe libra dhe fshehurazi ua dhuroje nxënësve të varfër, shpesh bisedoje me prindërit që nuk i lejonin të shkolloheshin vajzat e tyre i bindje ato duke e pranuar çdo vajze si amanet tëndin. Çdoherë kur kaloj pranë ndonjë fshati ku jepje mësim ti nënë, njerëzit e atjeshëm më presin me gëzim, më përqafojnë me mall e me lot duke të kujtuar ty. Në çdo mal të fshatit kishe pushtuar një zemër, ti ishe një shpresë për të pastrehuarit, një buzëqeshje për të vuajturit, një dritë që ndriçonte tërë fshatin.

Ditëve verore u ulje e së bashku lexonim librat e vitit të ardhshëm, lodheshe shumë me mua nënë, si çdo fëmijë edhe unë bëja naze por asnjëherë nuk dëgjova të më thoje: shih nëse nuk mëson një ditë pendohesh keq nuk e sheh birin e filanit sa punëtorë që është? Ti vetëm se bëje durim. Kaloi një kohë dhe ne u shpërngulem në qytet, unë regjistrohem në shkollën më prestigjioze siç ishte Shkolla Fillore “Pavarësia” ti çdoherë zgjoheshe herët në mëngjes përgatitje çantën, hekurosje rrobat e mia, mbi tavolinë kisha çdoherë gati mëngjesin e përbërë nga gjalpi, mjalti dhe qumështi, pas kësaj vije dhe më zgjoje për në shkollë, thuajse çdo dy tre ditë më vizitoje në shkollë duke u interesuar për mua bisedoje shpesh me mësuesit e mi.

Në mbrëmje boshatisje çantën time, më përgatisje ushqimin dhe më ulje në prehër duke më pyetur se si kam kaluar ditën. Dëshiroje shumë leximin tim.

Qëllimi yt në jetë ishte padyshim vepra që e rrite me shumë përkushtim, qëllimi yt isha unë.
21 Mars 1998 në ditarin tim kishe shënuar këto.

Birim im i dashur,
Jam shumë e lumtur që solla në jetë dhe e rrita një djalë si ti, të dua shumë biri im. Unë e gjej vetën të ti, punëtor i mençur i njerëzishëm pak problematik ama çfarëdo që të ndodh ti je shpirti im. Çdoherë jam afër teje, në zemrën tënde. Mos harro atëherë kur të më kërkosh aty do të jem.
Duke të puthur në të dy faqet uroj që gjatë gjithë jetës të jesh punëtorë, i suksesshëm, i shëndetshëm më saktë të të bëhen realitet të gjitha ëndrrat tua birim im.
Nëna jote.
Fillova me pikturim ,duke qenë në shkollë të mesme realizova edhe ekspozitën e parë, vazhdova me artë marciale, koleksione antike si dhe hobi për koleksione gurësh ishin vetëm se vazhdim i pasioneve të njëjta që i ndanim ne të dy nënë.
Ditëve me shi dhe të ftohta dimërore atëherë kur unë shëtitja me çizme të reja ti nuk i ndërroje këpucët e verës. Në çdo ditë festë Bajrami mua më blije këpucë të reja ndërsa të tuat ishin po të njëjta nënë edhe fustani yt ishte po ai që nuk e ndryshoje dot.
Paga shtetërore që merrje nuk mjafton të mendoj, pas lindjes së diellit së bashku me babain sapo zgjohej niseshit për në fushë atje ku pa u lodhur punonit deri në mbrëmje, edhe pse ishe bërë operacion nga duart ti nuk ndjeje lodhje, fidanët që mbillje rriteshin me përkushtimin më të madh sepse ju kushtoje kujdes ti nënë.

Prej ditës që kuptova se për shkak të pagesës së kursit tim, të hollave që i ndaje për shkollën time nuk e ndërrojë fustanin dhe këpucët tuaja që nga ajo ditë as edhe njëherë nuk të lejova të japësh qoftë edhe një lirë, çdo kund regjistrohesha me bursë dhe më rezultate të larta.

Pastaj ti shkove nënë dhe unë nuk dija se ç’të bëja. Kalonin vite dhe unë nuk mësohesha dot pa praninë tënde por brumin që ti gatove nënë dinte që edhe në kohët me të vështira të fiton Universitetin “Bogaziçi” zgjati si shumë por dje së fundi mora diplomën.

Në ceremoninë e ndarjes së diplomave merrnin pjesë të gjithë familjarët e miqve të mi, ndërsa për mua s’kishte njeri të ardhur nga fshati. Iu kushtoje shumë rëndësi këtyre gjërave nënë, do merrje një dhuratë të vogël dhe serish do të të shihja aty me fustanin që vishje në ditët e veçanta, do vije të shihje birin tënd. Por aty nuk të pash nënë të kërkoja por nuk të pashë, ula kokën se nuk mbaja dot lotët.

Por ti aty kishe qenë e unë nuk të kisha parë. Erdhe në ëndrrën e mëngjesit më përqafove duke më uruar por unë nuk munda të të them gjë, edhe mua më ka marrë malli shumë nënë edhe mua më ka marrë malli shumë.

Të pash çdoherë të buzëqeshur ,të përqafoja me mall.

Kjo diplomë është vepër e jotja nënë, të faleminderit, qofsh banore e Xhenetit

Djali yt që të do shumë!

Përktheu nga turqishtja, Emine Haxhiu

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button