Citroën pa shofer i kaloi 580 kilometra në trafik të hapur!

Kompania franceze “PSA” njoftoi sot se prototipi i makinës autonome ka kaluar rrugën nga Parisi në Bordo, pa ndërhyrjen e shoferit. Në gjatësinë e seksionit prej 580 kilometrash, makina u zhvendos në mënyrë të pavarur, duke respektuar shenjat e komunikacionit dhe përdoruesit e tjerë të komunikacionit, raporton zeri.info

Kompania “PSA” nuk ka publikuar asnjë informacion shtesë në lidhje me këtë veprim interesant, si dhe është interesante se nuk ka informacion se me cilën model është bërë kjo. Por, bazuar në një foto në dispozicion, ne mund të konkludojmë se kemi të bëjmë me modelin Citroen C4 Picasso.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button