Vetëvendosje: Pushteti s`mund t`i burgosë mbi 80 për qind të qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje në një kumtesë  ka thënë se edhe arrestimi i deputetit Ismajl Kurteshi është bërë në vazhdën e përpjekjeve për ta ndalur opozitën.

“Diktatura në të cilën po rrëshqet vendi ynë nuk do të tolerohet”.

“Opozita po burgoset, në mënyrë që pushtetit t’i lirohet rruga që ta kthejë kontrollin e Serbisë në një pjesë të territorit tonë, si dhe t’ia fal Malit të Zi mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës”.

“Por, ajo që nuk po e llogarit pushteti është që nuk do të ketë mundësi t’i arrestojë dhe burgosë mbi 80% të qytetarëve, të cilët janë kundër këtyre projekteve. Prandaj, “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kenë mundësi të kalojnë!” potencohet në kumtesën e Vetëvendosjes, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button