Dua Lipa e nominuar në “BBC Sound Of 2016”

Këngëtarja e re kosovare e cila po ndërton karrierën e saj në Britani të Madhe, Dua Lipa, është nominuar në “BBC Sound Of 2016” (Zërat e BBC 2016), garë që shpall fitues çdo vit një këngëtar të ri.

Krahas Duas, janë nominuar edhe 29 artistë të tjerë ndër ta Jack Garratt, Mabel, Billie Marten, Mura Masa, NAO, Rat Boy etj.

Nga kjo listë në finale do të klasifikohen 5 këngëtarë, ndërsa më 8 janar të vitit të ardhshëm do të shpallet fituesi.

Lipa nga BBC po cilësohet si gjetje e mirë e menaxherëve të Lana Del Ray. “New Love” dhe “Be the One” janë dy këngët e saj që janë pritur mjaft mirë në Britani.

Këtë garë më herët e kanë fituar 50 Cent, Adele, Jessie J, Sam Smith etj, transmeton KosovaLive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button