Papa Françesku: Muslimanët dhe të krishterët janë vëllezër

Papa Françesku është pritur me ngrohtësi në kryeqytetin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bangui, ku do të qëndrojë një ditë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i qytetarëve u tubuan sot në xhaminë e qytetit nga ku Papa thirri për paqe dhe ndërpreje të konfliketve ndëretnike atje. Duke rikujtuar dhunën sektare e cila shpërtheu dy vite më parë, kreu i Vatikanit ka thënë se muslimanët dhe të krishterët kanë jetuar në paqe për vite të tëra. Me këtë rast ai deklaroi se muslimanët dhe të krishterët janë vëllezër dhe se si të tillë duhet të jetojnë. Papa Françesku në vizitën e tij të parë në Afrikë në këtë cilësi, më herët vizitoi Kenian dhe Ugandën ndërsa Republikën e Afrikës Qendrore e konsideron si vendin më të rrezikshëm, por përkundër kësaj, ai ka refuzuar kërkesat e këshilltarëve për të anashkaluar këtë shtet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button