Koxias sërish i akuzoi maqedonasit për irredentizëm

Sllovenët të cilët dëshirojnë dhe veten e quajnë maqedonas shprehin anakron dhe irredentizëm jolegjitim ndaj Greqisë, edhe historikisht edhe gjeografikisht, tha minsitri grek i Punëve të Jashtme, Nikoc Koxias në fjalimin në Universitetin në Teheran, njofton TV21.

Shefi i diplomacisë greke, i cili gjatë fundjavës ishte për vizitë në Iran, edhe në Teheran nuk e humbi mundësinë për të folur për problemin të cilin Greqia  e ka me emrin kushtetues të Maqedonisë, duke e akuzuar me atë rast vendin tonë për irredentizëm.

“Në Ballkan kemi problem specifik: atë me FYROM-in. Shtet i dy bashkësive – shqiptarëve dhe sllovenëve të cilët dëshirojnë të quhen “maqedonas”. Sllovenë të cilët shprehin anakron dhe irredentizëpm jolegjitim kundlr Greqisë, historikisht dhe gjeografikisht”, tha Koxias.

Sipas tij, Greqia është “fuqi paqedashëse dhe ndërmerr rreziqe në kohë të vështira dhe të mira, për të drejtat e njeriut”. Athina dëshiron që të gjitha shtetet të funksionojnë në bazë të parimeve të sundimit të drejtës dhe kulturës së kompromiseve.

“Këto dy parime mungojnë në sjelljen e presidentit të IRJM-së dhe në punën e disa figurave të tjera politike / lojatër në IRJM. Pjesë të përgjegjësisë për këtë ka edhe Perëndimi, i cili në çdo krizë nëpër të cilën kalon vendi, i jep IRJM-së trajtim më të volitshëm, ndërsa në dëm të fqinjëve të vet. Kjo e pengon aftësinë e udhëheqësisë së këtij vendi të bëjë kompromis dhe të sundojë me maturi”, tha shefi i diplomacisë greke.

“Ne punojmë që IRJM të jetojë në paqe dhe stabilitet. U dakorduam dhe punojmë në program të përbashkët për masa për ndërtimin e besimit. Bëmë promozim shumë interesant për zgjidhjen e çështjes së emrit të vendit tonë fqinj. Më me rëndësi është që fqinjët tanë ta tejkalojnë irredentizmin dhe planet shoviniste”, deklaroi Koxias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button