Mungesa e verifikimit bën Adem Jasharin ministër në Maqedoni

Recension: “Ademi në USHT: Do të ndërtojmë konvikt modern studentor në Tetovë. Objekt të ri do të ketë edhe Fakulteti i Mjekësisë”

Ditë më parë, një njoftim për shtyp i dërguar në redaksitë e mediave nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, rezultoi të ishte burim lajmi për shumë media sidomos portale. Aspekti negativ të cilin e kemi trajtuar disa herë si karakteristikë joprofesionalizmi, u përsërit. Mediat (portalet) transmetuan në formën copy-paste të gjithë njoftimin me pikë e presje ashtu si ishte dërguar. Pa dashur, mediat u bënë “bashkëmëkatar” të gabimit të këtij njoftimi, të cilin e transmetuan fare pa e vënë re. Arsyeja: shumica e “gazetarëve” as nuk i lexojnë njoftimet që ju dërgohen nga institucionet e ndryshme, e leje më që t’i rikontruktojnë në bazë të normave të lajmit.

download (3)

Linku deri te artikulli origjinal: Ademi në USHT: Do të ndërtojmë konvikt modern studentor në Tetovë. Objekt të ri do të ketë edhe Fakulteti i Mjekësisë

Data dhe koha e publikimit: 18.11.2015

Data e recensionit: 26.11.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Duke raportuar mbi një vizitë të delegacionit qeveritar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës aksidentalisht në vend të shënojnë se njëri ndër pjesëmarrësit ka qenë edhe ministri i drejtësisë kanë shënuar emrin e komandantit hero Adem Jashari si ministër i drejtësisë.

Teksti që po e recensojmë na jep shembull se si dyfishohen gabimet nga pakujdesia e gazetarit gjatë transmetimit të lajmit.

“Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i përbërë nga: Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, Zëvendës kryeministri Musa Xhaferi, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, Ministri i Drejtësisë Adem Jashari si dhe deputetë dhe funksionarë tjerë të pushtetit qendror dhe lokal, sot kanë vizituar Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT) ku kanë realizuar takime me stafin udhëheqës të këtij Universiteti dhe përfaqësues të Parlamentit studentor”.

Qëllimi i lajmit është informimi kurse qëllimi i komunikatave të këtilla për shtyp është promovimi. Struktura e ndërtimit të këtyre dy llojeve të teksteve s’është e njëjtë. Kur pranon këto tekste, gazetari duhet të marrë pjesën më të rëndësishme dhe deklaratat për të cilat ka nevojë teksti i tij. Njëkohësisht ai duhet të “pastrohet” nga gjuha promovuese dhe reklamuese me të cilën përcillet.

Misioni i gazetarit është saktësia në përpilimin e informacionit. Saktësia është imperativ moral i gazetarisë. Gazetari nuk guxon të transmetojë gjithçka që i jepet si informacion pa e vërtetuar saktësinë fillimisht.

Gabimi u bë edhe nga shumë media të tjera të cilat, pasi gabimi u vu re dhe mori përmasa publike, e korrigjuan shkrimin, d.m.th. korrigjuan vetëm emrin që kishin gabuar, por shkrimi mbeti i njëjtë.

Produkti gazetaresk në fjalë është shembull tipik që dëshmon ka po shkon gazetaria online e stilit “copy-paste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button