Disa refugjatë, me dokumente të rreme duan të hynë në Maqedoni

Shtatëmbëdhjetë refugjatë ekonomik sot në mëngjes janë zbuluar dhe janë kthyer në territorin grek sepse kanë pasur dokumente të rreme me të cilat janë prezantuar sikur të ishin nag Siria dhe vendet e tjera të krizës por në fakt bëhet fjalë për persona nga Bangladeshi të cilët kanë dashur të kalojnë në BE.

Për numrin e shtuar të dokumenteve të falsifikuara, policia dhe ushtria e Maqedonisë janë njoftuar nga shërbimet greke të sigurisë të cilët kanë pohuar se një person aktualisht i panjohur, për 200-300 euro i ka blerë dokumentet me të cilat ju është njohur e drejta e azilit në Greqi, por që kanë pasur kualitet të dobët sa i takon shtypjes dhe pullës.

Plusinfo njofton se kontrolli dhe pranimi i refugjatëve që kanë të drejtë kalimi, bëhet në rregull dhe pa vonesa. Në kampin para Gjevgjelisë ata ushqehen dhe pastaj transportohen në Tabanovcë.

Është ndërprerë transporti hekurudhor Maqedoni-Greqi i cili përkohësisht mund të hapet vetëm me marrëveshje mes autoriteteve të Maqedonisë dhe Greqisë.

Kampin e refugjatëve në Greqi sot e vizitoi avokati popullor Ixhet Memeti, i cili së bashku me kolegun e tij austriak kishin mundësinë që personalisht të njihen me kushtet që ju ofrohen refugjatëve.

bega1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button