Shkup, hapet panairi i produkteve artizanale (FOTO)

Veshje popullore, instrumente muzikore, por dhe punime tjera dekoruese, sot shiheshin nëpër tezgat të cilat ishin të mbushura me lloj-lloj produktesh tradicionale. Nën organizimin e Shoqatës së artizanaleve “Arty Craft” – Shkup, të ndihmuar dhe sponsoruar nga Qyteti i Shkupit, gjegjësisht nga kryetari Koce Trajanovski, nga sot në sheshin Filipi i Dytë në Shkup, u hap panairi i produkteve artizanaleve i cili do të zgjasë deri më 6 nëntor, raporton Portalb.

Në këtë panair marrin pjesë, shoqata të produkteve artizanale nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe shteteve tjera, në të cilën, gjatë kësaj jave do t’i promojnë punimet e tyre tradicionale.

“Jemi këtu të paraqitemi para popullatës së Maqedonisë, me vepra artizanale të cilat artistët tanë i kanë punuar. Më vjen mirë që ka interes nga popullata për punimet e mirëfillta tradicionale. Vjet ka qenë i organizuar në ambient të mbyllur, ndërkaq sivjet e kemi bërë në të hapur dhe këtu do të jemi edhe në të ftohtë edhe në shi”, tha për Portalb, Gordana Mitrovska – Beba nga “Arty Craft”.

Sipas, shoqatave pjesëmarrëse, popullata ka mjaft interes dhe se qëllimi i këtij panairi është që, të promovohen vlerat tradicionale të popujve të ndryshëm, njofton Portalb.

“Ky është panairi i tretë i produkteve artizanale që e organizojmë në bashkëpunim e shoqatën “Arty Craft”. Ne si shoqatë kemi marrë pjesë në shumë panaire ndërkombëtare dhe jemi një ndër tyre më aktive. Kemi një bashkëpunim të madh, jo vetëm me trevat e shqiptarë, por me të gjitha vendet e Ballkanit. “Globus Art”, vjet ka organizuar një ndër panairet më të mëdha artizanale në Ulqin, ku kanë marrë pjesë, shoqata nga mbarë shtetet Ballkanike, por edhe nga SHBA dhe Rusia. Qëllimi i këtij panairit është që të promovohen vlerat artizanale, jo vetëm të popullit shqiptar, por të të gjithë popujve”, thotë për Portalb, kryetari i shoqatës së Artistëve dhe Artizanëve “Globus Art”, Ramiz Hajdari nga qyteti i Ulqinit. /Portalb

11637990_944546118949208_897506667_n

12312522_944546195615867_1567952806_n

12319437_944546055615881_1578121428_n

12319453_944546112282542_1372266673_n

12319624_944546035615883_796625707_n

12319692_944546048949215_517837426_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button