I keni buzët e bëra? Ja çfarë ndodh më pas

Pyetja: a kthehen buzët në madhësinë dhe formën e tyre origjinale pasi t’ju dalë mbushja artificial, apo a ka rrezik për humbje të volumit?
Përgjigja: pra, keni praktikuar injektimin e buzëve për vite me rradhë dhe tani jeni të gatshëm për një pamje pak më natyrale. Çfarëdo qoftë arsyeja e fryerjes së buzëve, ju duhet ti konsideroni pasojat se çka mund të ndodh pasi t’ju hiqet fryerja apo mbushja artificial.

“Nëse mbushja nuk është e përhershme, të tilla si Restylane Silk apo Juvederm, atëherë buzët do të kthehen në formën e tyre origjinale”, shpjegon Dr. Howard Sobel. “Nëse mbushja është permanente, si Silicon 1000, atëherë ato do të qëndrojnë të tilla”, thekson Dr. Dennis Gross. Mesatarisht, mbushjet janë të predestinuar të zgjasin gjashtë deri nëntë muaj, por meqenëse buzët janë në lëvizshmëri në baza ditore, buzët ngadalë do të kthehen në formën e tyre të mëparshme pa e humbur origjinalitetin e tyre. Por gjithmonë ekziston pyetja se a është injektuar në mënyrë korrekte mbushja? Injektimi në brendësinë e buzëve dhe në vijën përkufizuese, është çelësi për rezultate sa më natyrale. Është gjtihashtu e rëndësishme që mjeku ti masazhojë buzët për të parandaluar ndonjë deformim të tyre, thotë Gross, prandaj edhe sigurohuni që të bëni sa më shumë kërkime dhe bëhuni specifik në kërkesat tuaja që të keni rezultat të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button