Vogëlushi sirian që i shpëtoi mbytjes u takua me babanë e tij (VIDEO)

Vogëlushi Muhammed të cilin e shpëtuan peshkatarët pasi varka në të cilën ai, familja e tij dhe refugjatë të tjerë u përmbyt në det të hapur të gjirit të Kushadasit, afër Izmir, u takua me babanë e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammad 18 muajsh, së bashku me nënën e tij dhe refugjatë të tjerë, në mënyrë ilegale duhet të mbërrinin në Greqi. Megjithatë, anija u përmbyt më 21 tetor, ku u zhdukën 13 persona. Në mesin e të zhdukurve ndodheshin edhe dhjetë fëmijë. Vogëlushi i shpëtuar Muhammed, së bashku me nënën e tij Loren Khalef, gjeti strehim në shtëpinë e të afërmve që jetojnë në vendbanimin Ikicesmelik në Izmir, ndërsa tani u takua me babanë e tij Ihsan Hasan, i cili erdhi nga Siria.

Hasan me lot në sy kujton xhirimin ku shihet lufta e Muhammed­it të vogël kundër detit dhe valëve të detit. Ai shtoi se nuk ka mundur të durojë më dhe se e ka pasur patjetër të niset drejt Turqisë për të parë gruan e tij dhe fëmijën. Khalaf ishte gjithashtu ishte e kënaqur se familja e saj është bashkuar sepse ka mundur të humbasë përgjithmonë birin dhe bashkëshortin.

n_90247_1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button