Siri, 40 civilë të vdekur nga bombardimet e avionëve rusë

Si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë të ushtrisë ruse në Siri, gjegjësisht ndaj vendbanimit civil në qarkun Eriha të Idlib-it, u vranë 40 civilë ndërsa u plagosën 70 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që mori gazetari i AA-së nga zyrtarët e mbrojtjes civile të qarkut Eriha, si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë rusë në Siri, gjegjësisht mbi vendbanim civil në qarkun Eriha të Idlib-it, e cila është nën kontrollin e opozitës, jetën e humbën 40 civilë ndërsa 70 të tjerë u plagosën.

Zyrtarët theksuan se janë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin e sulmuar. Ata thanë se civilët të cilët u plagosën nga sulmet e avionëve luftarakë rusë janë transferuar në spitale ku edhe do të trajtohen.

Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë të hetojnë nëse vallë ka të vdekur dhe të plagosur nën rrënojat e shtëpive dhe vendet e punës të cilat u shkatërruan si pasojë e sulmeve. Ata janë të shqetësuar nga rritja e numrit të të vdekurve.

Avionët luftarakë rusë të cilët ndodhen në Siri në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH, sulmojnë vendbanimet civile të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve siç janë Humus, Hama, Halep dhe Idlib.

Avionët rusë gjatë javës sulmuan kamionët me ndihma humanitare në qarkun Azez të Halep-it, ku jetën e humbën 7 persona, 20 të tjerë u plagosën 20, ndërsa 20 kamionë ishin djegur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button