Dashuria që sfidon ISIS-in (Foto)

Një çift i ri nga Brukseli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, meqë ka refuzuar të lejojë që një kërcënim për sulm “shumë të mundshëm dhe serioz” terrorist të bëhet sebep i shkatërrimit të kurorëzimit të dashurisë së tyre.

Në një fotografi të tyre që bëri xhiro nëpër internet dhe që shpërfaq edhe gjendjen e bllokadës së jashtëzakonshme ushtarake në qytetin historik gjatë kësaj jave, të porsamartuarit – një grek dhe një flamane – pozojnë përpara një Kishe, të përcjellë në këtë aktivitet nga dy ushtarë të armatosur deri në dhëmbë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ushtria belge ishte vendosur përreth qytetit që të premten mbrëma, duke e nisur operacionin e paparë të kërkimit për njërin nga kryeplanifikuesit e sulmeve të Parisit, Salah Abdeslam.

Sipas miqve, Abdeslam është dërguar në Bruksel pak pas të shtënave të së premtes së kaluar, duke e bartur akoma një brez vetëvrasës, të cilin kishte dështuar ta detononte në kryeqytetin francez.

auto_201511291052294341448792710

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button