Ministrat vizitojnë vendkalimin me refugjatë

Ministri i Mbrojtjes Jolevski, me ministrin e Shëndetësisë Todorov dhe zëvendës ministri i Brendshëm, Dimitar Çavkov vizitoi kufirin Maqedoni-Greqi, ku vendosej gardhi i telave për të drejtuar emigrantët deri në pikën e regjistrimit dhe trajtimit. Tre ministrat vizituan tendën ku janë vendosur personat që kanë prioritet, nënat dhe fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, për të përcaktuar trajtimin e tyre ndryshe nga refugjatët e tjerë të cilët quhen refugjatë ekonomik, njofton Fokus.

Të shtunën rreth mesditës, emigrantët të pakënaqur se ushtria filloi vendosjen e gardhit, hodhën gurë në kordonin policor 59, ku 18 policë morën plagë. Përveç përfaqësuesve të VMRO DPMNE dhe ministri i Policisë, Spasovski vizitoi kufirin për të kontrolluar skenën dhe shëndetin e policëve të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button