Memeti: Të mos krahasohet akti terrorist në Paris me krizën e emigrantëve në Maqedoni

Formimi i prokurorisë speciale, kjo flet për nivelin në të cilin gjendemi, kjo flet për vullnetin e institucioneve që të përballen me sfidat dhe problemet dhe t`i zgjedhin, theksoi avokati i popullit Ixhet Memeti në një intervistë për REL.
Zotëri Memeti, pas sulmeve në Paris dhe forcimit të sigurisë së kufijve të vendeve nga rruga ballkanike e që ka të bëjë me refugjatët, në kufirin jugor përsëri shohim skena dramatike. Çka mundet që Maqedonia të realizoj në aspekt të respektimit të drejtave të njeriut, tash në një situatë të këtillë dhe në lidhje me ato njerëz?

“Mendoj se në çdo rast nuk do të duhej që liderët serioz ta vendosin në masë të njëjtë atë që ndodhi në Paris si akt terrorist me krizën e refugjatëve. Mendoj se Maqedonia mundet shumë të bëjë, ajo obligohet që t`i respektoje marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet tona. Mjafton që Maqedonia dokumentet e tilla t`i respektoj dhe të mos ketë asnjë problem. Pse e them këtë? Pasi që deklarata për refugjatët është bazë e të gjitha atyre elementeve ose fondamenteve të mos diskriminimit, mos dënimit dhe mos kthimit. Ne po shohim se pasi që nisi kriza në Republikën e Maqedonisë, këto tre principe po thyhen, që nuk është në rregull. Neve na ndodhi që të kemi raste tragjike, duke dëshiruar që në Maqedoni të transistojnë refugjatët e të cilët po përballen me probleme të mëdha, ata në rrugë kanë qenë viktimë e dhunës, të kriminelëve të ndryshëm, nga ana tjetër Republika e Maqedonisë në dy raste, pa nevojë, sipas mendimit tim, në vend kalimin kufitar kishte incident midis policisë dhe refugjatëve duke përdorur shok bombat,

Përdorimin e forcës fizike, ato fotografi duam ose jo dhanë një pasqyrë të keqe për Republikën e Maqedoni. Çka po na ndodh tani, unë apeloj në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk mundet që Maqedonia të diskriminoj mbi baza etnike, këtë gjë konventa nuk e lejon”, deklaroi Memeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button