PDSH akuzon BDI-në për buxhetin e Qytetit të Shkupit

Buxheti i Qytetit të Shkupit i cili parasheh vetëm projekte simbolike për shqiptarët, është diskriminues dhe vjen falë koalicionin BDI-VMRO-DPMNE, njofton televizioni Shenja.

I tillë është vlerësimi i këshilltares së PDSH-së në Qytetin e Shkupit, Halime Sejdiu. Sipas saj, këshilltarët e BDI-së në këtë këshill nuk janë koalicionues, por nënshtrues.

“Heshtja e BDI-së e bën atë. Ata asnjëher nuk marrin masa ose nuk ngriten të kërkojnë diçka. Të thonë, ne jemi në Qeveri dhe e kërkojmë këtë, sepse duhet për neve. Thjesht, koordinatori i grupit të BDI-së, i lutet. Ju lutem a ka mundësi një gjë. Përderi sa je në koalicion nuk ke nevoj të lutesh. Kur jë në koalicion duhet të kësh zërin e fortë dhe të thash se kjo duhet për shqiptarët, unë jam përfaqësues i tyre dhe këtë projekt duhet ta miratoni. Heshtja e BDI-së bën që projektet të mbeten vetëm në letër”, ka thënë këshilltarja e PDSH-së në Qytetin e Shkupit, Halime Sejdiu.

Nga BDI nuk pranojnë të komentojnë. Këshilltari shqiptar nga radhët e BDI-së në Qytetin e Shkupit, Qemjal Musliu, nuk kishte qëndrim në lidhje me akuzat dhe vlerësimet si diskriminues për buxhetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button