Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë-paraburgim për të pandehurin Albin Kurti prej 30 ditësh llogaritur nga dita e ndalimit, përkatësish nga data 28 nëntor, 2015.

Kjo, sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, u vendos pas mbajtjes së seancës dëgjimore dje në orët e vona, shkruan Koha.net.

Gjykata bën me dije se masa e paraburgimit ndaj Kurtit është caktuar për arsye se ndaj të njëjtit kanë filluar hetimet për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale: 1. Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, 2. Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPK-së, 3. Pengimi i personit zyrtar nga neni 409 par.4 lidhur me par.1 të KP të RK-së dhe ekzistimit të rrezikut të përsëritjes së veprave penale për të cilat tani dyshohet i pandehuri “si dhe për shkak se i njëjti deri sot ka qenë në arrati edhe pse e kishte të ditur se është në kërkim nga prokuroria e Shtetit dhe për të njëjtin kishte urdhër për ndali, arrestim dhe dërgim në prokurori”.

“Kundër këtij aktvendimi është e lejuar ankesa brenda afatit prej 3 ditëve nga dita e pranimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit të Kosovës. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ndërkaq, Koha.net mëson se të arrestuarit tjerë janë vetëm në ndalim policor, që mund të zgjatë deri në 48 orë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button