Marrëveshja e Ohrit përmendet tërthorazi në raport, a vjetrohet ky dokument për BE-në?

Komisioni Evropian  rekomandon shqyrtimin urgjent të Marrëveshjes së Ohrit, për arsye së është e një rëndësie të veçantë për marrëdhëniet ndëretnike që të implementohen  rekomandimet e saj.

Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit në raportet e viteve të kaluara të Komisionit Evropian, konsiderohej si shtylla kryesore për proceset integruese të Maqedonisë në BE. Analistët vlerësojnë se kohën e fundit edhe pse Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar dhe mbesin ende shumë çështje të hapura, ajo po përmendet vetëm tërthorazi në raportin  e Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Shtylla e funksionimit është Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi ose  mos implementimi i saj, të paktën kjo ka qenë deklarata që ka shoqëruar gjithë korin diplomatik dhe aktivitet diplomatike, deri sa kontesti me emrin mori një dimension më agresiv në raportet në mes dy vendeve. 

Analisti, Alajdin Demiri vlerëson se raporti në substancën e saj do të jetë negativ. Lidhur e rëndësinë që i jepet Marrëveshjes së Ohrit në Raportin e Komisionit evropian për Maqedoninë, ai thotë se “në kuadër të të gjitha këtyre lëvizjeve diplomatike,  Marrëveshja e Ohrit për BE vjetrohet, ngadalë bëhet dokument i harruar për arsye se kërkesë tjetër do ët jetë avancimi i marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni, prandaj  kjo marrëveshje është pak e harruar dhe do të harrohet  në të ardhmen krejtësisht”.

Demiri thotë se në njërën anë kemi krenarin e shqiptarëve se është implementuar Marrëveshja e Ohrit dhe në anën tjetër pohimet e maqedonasve  se nuk ka gjë nga  ajo punë.

Sipas tij, në negativitetin e raportit për punët e pakryera të Maqedonisë do të ketë edhe një substancë të politesave stimulative, se megjithatë diçka ndodhën në Maqedoni. Kjo diçka, thotë ai,  që ndodhën është e pamjaftueshme për raport pozitiv por e mjaftueshme për të mbajtur shpresë dhe për të stimulu  pozitivi tët të mëtejshëm 
Juristi Osman Kadriu, gjithashtu thekson zbehjen e rëndësisë që kohën e fundit i jepet realizimit të Marrëveshjes së Ohrit në raportet e Komisionit Evropian.

“Është evidente se në periudha të ndryshme kohore kur përgatitet raporti, disa herë theksohet çështja e  Marrëveshjes Ohrit si obligim ,  por në disa raporte vetëm tërthorazi përmendet kjo marrëveshje. Është evidente  gjithashtu se  Komisioni Evropian përqendrohen në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, sepse  konkluzioni i tyre është se rruga e integrimeve duhet të filloj nga Ohri”, thotë Osman Kadriu.  

Lidhur me Marrëveshjen e Ohrit dhe rendësin që i kushtohet asaj nga ena e Be-së, Osman Kadriu thotë se, vet Evropa është ne dijeni se në shumë aspekte nuk  janë dhënë rezultate dhe ka nevojë për implementim të plotë. 

“Nuk mendoj se kjo marrëveshje do të lihet në haresë , përsëri do të jetë në agjendën e tyre deri sa Marrëveshja e Ohrit akoma has në vështirësi  në implementimin e plotë. Kemi çështje të hapura, si çështja e gjuhës , çështja e simboleve përfaqësimi proporcional”, thotë Osman Kadriu. 

Lajme të ngjashme

Back to top button