PDSH ua uron festën e 28 Nëntorit

“28 Nëntori ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar, por edhe një amanet për të vazhduar këtë rrugë të vështirë edhe të shenjtë. Duke shënuar këtë ditë historike asnjëherë nuk do të harrojmë gjurmët e së kaluarës sonë. Uroj që të gjithë së bashku duke kultivuar vlerat e mirëfillta kombëtare dhe demokratike të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. Ne si shqiptarë kemi fituar shumë beteja, andaj edhe këtë betejë do ta fitojmë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit”, thuhet në urimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button