Uniteti ua uron të gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin

“Para 103 viteve uniteti mes burrave shqiptarë shënoi kthesën më të madhe historike të popullit shqiptar drejt pavarësisë, lirisë dhe demokracisë. Këta njerëz të mëdhenj u larguan nga postet më të larta të kohës duke u futur në rreziqe dhe sfida të rënda për të shpëtuar popullin nga robëria, represionet dhe zhdukja e të qenurit popull. Populli shqiptar përkundër të gjitha trysnive dhe vuajtjeve të rënda gjithnjë ka ditur të tregon unitet, qëndrueshmëri, kurajo dhe me sukses ka arritur të mbijetojë bile të del edhe më i fortë se më parë. Historia e përsërit vetveten në rrethana të ndryshme. Sot njëjtë sikur para 103 viteve shqiptarët kanë nevojë për një unitet që do të na përditëson si popull duke na i kthyer vlerat siç janë liria, barazia dhe drejtësia. Nuk ka dyshim që ky unitet do të na bëjë edhe më të fortë. Partia politike Uniteti e cila në thelbin e programit të saj ka këtë qëllim, të gjithë shqiptarëve ua uron 28 nëntorin me shpresë që së bashku duke ndihmuar njëri tjetrin do të ia arrijmë qëllimit për ti rikthyer këto vlera madhështore si dhe integrimin në NATO dhe UE, aty ku të gjithë shqiptarët do të përbëjnë Evropën e bashkuar. Qoftë i përjetshëm flamuri ynë!”, shkruhet në urimin e Unitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button